Iran: Mullahët të Tmerruar nga Përmbysja e Regjimit

319

Zyrtarët e Regjimit Iranian po tregohen tashmë haptazi të tmerruar nga mundësia e përmbysjes së regjimit të tyre nga publiku iranian gjatë një periudhe në të cilën mullahët po tronditen nga kriza të brendshme e të jashtme.

Ali Rabiei, ish ministër i punës dhe oficer i inteligjencës iraniane, ka thënë së fundmi: “Shumë pak njerëz e prisnin një mbyllje të tillë të vitit pers në fillim të tij. Ka patur zhvillime të shpejta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rregullat globale, pasiguri ekonomike, dhe një ndryshim në perceptimet dhe vlerat e popullit. E nisëm vitin e shkuar me kërcënimet e Trump dhe sanksionet e tij të njëanshme. Mungesa e gatishmërisë për një kundërpërgjigje të brendshme dhe të efektshme dhe disa vendime të gabuara të marra nga ne e mbyllin vitin në një situatë jo shumë të mirë.”

Më pas ai pohoi krizën ekonomike në Iran, duke vënë në dukje madje se ka qenë paaftësia e mullahëve që e ka çuar Iranin në këtë pikë, në vend që të fajësonte thjesht sanksionet amerikane.

Rabiei më pas foli për kërcënimin e kryengritjeve popullore, duke thënë se duhet të ndryshojë diçka në mënyrë që mullahët të mbeten në pushtet.

Ai tha: “Unë besoj se nëse e vazhdojmë vitin e ri pers ashtu si më parë, nuk do të ketë perspektivë të ndritshme para nesh dhe e imagjinoj shumë mirë mundësinë e lëvizjeve shoqërore dhe kthimin e trazirave konceptuale në sferën fizike.”

Ndërsa Mostafa Tajzadeh, anëtar i të ashtu-quajturit grup të moderuar, këshilloi se do të ishte e nevojshme t’i përuleshin kërkesave të komunitetit ndërkombëtar lidhur me çështje si transparenca financiare dhe një pakt i ri bërthamor.

Ai tha: “Parashikoj një vit shumë të vështirë për vendin në sektorin ekonomik. Sidomos nëse sanksionet vazhdojnë, situata ekonomike do të bëhet më e ndërlikuar dhe e vështirë. Qeveria e [Hassan] Rouhani-t nuk ka shumë hapësirë për të manovruar nën peshën e sanksioneve, vetëm po e ndryshoi lojën dhe në vend të thirrjeve se do t’i anashkalojmë sanksionet, të gjejë një mënyrë për t’i hequr ato dhe, duke shfrytëzuar potencialin e plotë rajonal dhe global të Iranit, të nisë negociatat me SHBA-në për të hequr sanksionet në sektorin bankar dhe atë të naftës.”

Ekonomisti Mohammad Gholi Yousefi, i cili është pranë grupit të Rouhani-t, ra dakord me këtë gjë. Ai shpjegoi se ekonomia iraniane po vuan nga një mungesë investimesh, ulje të prodhimit, dhe një bujqësi e dëmtuar, por se Irani nuk ka shumë vende miqësore të cilave mund t’u kërkojë ndihmë, me sanksionet që vetëm sa shtohen.

Ai tha: “Problemet po akumulohen dhe do ta nxjerrin kokën një ditë.”

Megjithatë, Regjimi e ka treguar vazhdimisht se nuk është i gatshëm të ndryshojë. Perspektivat e mullahëve janë të errëta sepse Regjimi e ka të pamundur të punojë me kombet e tjera apo me popullin e Iranit, kështu që populli do të ngrihet kundër tyre.

Disa do të sugjerojnë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar për të luftuar ndaj ekonomisë në rrënim e sipër, por kjo nuk do të ndodhë. Mullahët nuk do të heqin dorë nga planet për eksportimin e revolucionit të tyre të ulët në mbarë botën dhe në këtë mënyrë nuk do të gjejnë aleatë. Kështu që Regjimi do të rrëzohet. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt.