Saturday, July 27, 2024

Komiteti i tretë i Kombeve të Bashkuara miraton rezolutën që dënon abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran

Maryam Rajavi i bën thirrje OKB-së të krijojë komisionin për të hetuar masakrën e vitit 1988 në Iran

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, përshëndeti rezolutën e 64-të të OKB-së që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran miratuar vetëm pak orë më parë nga Komiteti i Tretë i OKB-së.

Ajo vuri në dukje: “Ka ardhur koha për bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të ndërmarrë masa efektive dhe praktike kundër fashizmit fetar që sundon Iranin për shkeljet flagrante dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht ekzekutimet brutale që kryhen në mënyrë arbitrare dhe në masë. “

Duke iu referuar thirrjes së rezolutës ndaj regjimit iranian “për të nisur një proces gjithëpërfshirës llogaridhënës në përgjigje të të gjitha rasteve të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me gjyqësorin iranian dhe agjencitë e sigurisë, dhe … për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për këto shkelje,” zonja Rajavi theksoi: “Shembulli më i qartë i shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Iran është masakra e të burgosurve politikë në vitin 1988, në të cilën u përfshinë dhe bashkëpunuan të gjitha agjencitë dhe zyrtarët e regjimit klerikal përfshirë Ali Khamenein, presidentin, gjyqësorin, parlamentin e mullahëve dhe zyrtarët më të lartë të agjencive të sigurisë dhe të shërbimit të fshehtë. Ata e mbrojnë atë dhe deri tani kanë mbetur të paprekur nga ndjekja penale. Prandaj, bashkësia ndërkombëtare përballet me një provë të madhe në hetimin e këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit dhe ndjekjen e autorëve të saj. “