Ministri i Jashtëm francez ka deklaruar se për stabilitetin në Lindjen Mesme është thelbësore që Irani të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Libanit.
Agnes Romatet-Espagne, zëdhënësja e Ministrisë së jashtme u tha gazetarëve të hënën në sesionin e përditshëm informativ: “Dëshirojmë që të gjithë ata që ushtrojnë ndikim në Liban të lejojnë të gjithë aktorët politikë në këtë vend të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre.
Ajo vazhdoi: “Z. Saad al-Hariri [Kryeministri i Libanit që dha dorëheqjen kohët e fundit] dje i bëri thirrje Iranit që të mos ndërhyjë në punët e Libanit dhe fqinjëve të tij. Mendojmë se ky është një kusht i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit “.
Ministria e jashtme gjithashtu sugjeroi se nëse është e nevojshme mund të vendosen sanksione të reja mbi programin e raketave balistike të Iranit, pasi regjimi iranian kundërshtoi një thirrje nga presidenti francez Emmanuel Macron për të filluar bisedimet rreth programit.