Saturday, July 27, 2024

Thirrje urgjente e Maryam Rajavit për të shpëtuar viktimat e tërmetit në Iran

Me simpatinë më të thellë për bashkatdhetarët e mi të goditur nga tërmeti në Iranin Perëndimor, veçanërisht në Qasr-e Shirin dhe Sar-e Pol-e Zahab, dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve të dëmtuara që kanë humbur të dashurit e tyre.

Në këto momente të vështira, kur gjithë populli i Iranit është i pushtuar nga shqetêsimi dhe ankthi për jetën e atyre që kanë mbetur nën rrënoja, ajo çka e shton shqetësimin publik është historia kriminale regjimit klerikal në fatkeqësi të tilla natyrore, me zvarritje e shmangie të përgjegjësisë në ruajtjen e jetës së njerëzve.

Kjo është një arsye më tepër që bashkatdhetarët tanë, sidomos të rinjtë e guximshëm, që banojnë në Iranin perëndimor, të nxitojnë në ndihmë të njerëzve në zonat e goditura nga tërmeti dhe t’i ndihmojnë ata që kanë mbetur nën rrënoja.

Në kundërshtim me praktikat e regjimit klerikal, tani është koha për të treguar solidaritet. Ndihma dhe shpëtimi i viktimave të tërmetit është një detyrë e shenjtë kombëtare.

Lutjet tona janë për shpëtimin e viktimave të tërmetit dhe për rimëkëmbjen e të lënduarve dhe të plagosurve.