thirrje për veprim urgjent dhe lirim të pakushtëzuar të të paraburgosurve
Të enjten, më 1 shkurt 2018, agjencia e lajmeve FARS e mbështetur nga IRGC njoftoi se forcat represive të regjimit kishin arrestuar 29 gra në Teheran për mosmbajtjen e velit dhe “i kishin dorëzuar ato në pushtetin gjyqësor”. Arrestimet u deklaruan të ishin “në linjë me sigurinë e shoqërisë “dhe gjyqësori i regjimit thuhet se ka vendosur dorëzani të larta për lirimin e grave të kapura.
Komiteti i Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon arrestimet e grave dhe vajzave të Iranit nën pretekstin e “mbulimit të keq”. Komiteti i Grave i NCRI më tej i bën thirrje organizatave ndërkombëtare dhe autoriteteve që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave për të dënuar këtë masë çnjerëzore nga regjimi misogjin i mullahëve dhe për të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të këtyre grave.