Konfederata Ndërkombëtare e Tregtisë (ITUC) i ka kërkuar anëtarëve të saj anembanë botës të protestojnë kundër “sulmeve” ndaj aktivistëve të sindikatave dhe “shkeljeve sistematike” të të drejtave të punëtorëve në Iran.
ITUC, që ka 331 sindikata në 163 vende me rreth 202 milionë anëtarë gjithësej, u kërkoi anëtarëve të saj të organizojnë demonstrata jashtë ose të dërgojnë letra proteste në ambasadat e Republikës Islamike të Iranit.
ITUC ka lëshuar më parë deklarata për të dënuar këto veprime, por pas dënimit të disa aktivistëve dhe punëtorëve iranianë me burgime afatgjata ose fshikullime për pjesëmarrje në protesta të lidhura me sindikatat, të cilat autoritetet e regjimit iranian i përshkruan si “veprime kundër sigurisë kombëtare”, grupi i sindikatave vendosi që veprimet protestuese ishin të nevojshme.