Wednesday, September 11, 2024

Irani: Forcat represive sulmojnë punëtorët grevistë në kompaninë kryesore të kallamit të sheqerit

Thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të punëtorëve të arrestuar

 

Në mëngjesin e së dielës më 4 shkurt, në ditën e pestë të grevës së punëtorëve të kompleksit të kallam sheqerit Haft Tapeh në qytetin e Shushit në provincën Khuzestan, agjentët e trupave speciale anti-trazira, të nisura nga Ahvazi, pushtuan fabrikën dhe sulmuan punëtorët grevistë, duke arrestuar dhjetëra prej tyre. Ata i transferuan të paraburgosurit në Rajonin e forcave të sigurisë të Tappeh Haft-it dhe më pas në departamentin e drejtësisë të qytetit Shush.

Sulmi brutal erdhi pasi punëtorët i shpërfillën premtimet e administratorit të Shush-it dhe ish nënkryetarit të kompanisë, duke thënë se ata do të vazhdonin grevën e tyre të drejtë derisa të plotësoheshin kërkesat e tyre.

Forcat represive ndalojnë punëtorët e sektorit bujqësor të bashkohen me kolegët e tyre duke kontrolluar të gjitha dyert e fabrikës dhe duke patrulluar rreth saj. Motoçikletat e Forcave Speciale patrullojnë në fushat e kallam – sheqerit për të krijuar një klimë frike midis punëtorëve të bujqësisë. Ata i pengojnë punëtorët që t’i afrohen fabrikës. Punëtorët e sektorit të bujqësisë, të zemëruar ndaj këtyre masave brutale, i vunë zjarrin të ashtuquajturve 800 fusha.