Thursday, March 28, 2024

Joe Lieberman në takim Irani i Lirë: Vitin e ardhshëm, ky tubim mund të bëhet në Teheran

E hënë, 03 korrik 2017 21:08

NCRI – Një ish-deputet i SHBA-së në tubimin Irani i Lirë në Paris këtë fundjavë foli për lirinë në Iran dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të largohet nga mullahët dhe të kthehet ndaj rezistencës.

Joseph Lieberman, ish senator amerikan dhe kandidat për nënkryetar demokratik, foli për ëndrrën e tij dhe të mbi 100,000 njerëzve të mbledhur atje për paqen në Lindjen e Mesme dhe se si hapi i parë duhet të jetë largimi i regjimit terrorist nga Irani.

Ai tha se ky koalicion në rritje me forcat e Rezistencës iraniane, përfshirë Organizatën Popullore të Moxhahedinëve të Iranit (MEK), i jep atij shpresë që regjimi mund të përmbyset shpejt.

Ai tha: “Disa gjëra kanë ndryshuar brenda Iranit dhe kjo është në nivelin e popullit. Kurrë nuk mund të shtypet një popull, kurrë nuk mund të skllavërohet një popull përgjithmonë. Populli i Iranit brenda vendit ka treguar guximin për t’u ngritur … Vetëm për të folur për këtë, vetëm për të folur për këtë, për të mbajtur figurën e Zonjës Rajavi në vende publike, është shenjë e padurimit të njerëzve dhe besimit në rritje te njerëzit se ndryshimi është afër. E njëjta gjë ndodh edhe me mosmarrëveshjet publike mes liderëve të ndryshëm të vendit … Është koha që Amerika dhe shpresojmë se disa nga aleatët tanë në Evropë do të japin të gjithë mbështetjejen e mundur për ata që luftojnë për liri brenda Iranit “.