Saturday, July 27, 2024

John Bolton: Regjimi i Iranit nuk duhet të arrijë përvjetorin e 40-të

 

E hënë, 03 korrik 2017 21:11

NCRI – Këtë fundjavë, një ish-ambasador i SHBA në OKB,  floi në takimin “Irani i Lirë” në Paris, i cili mblodhi mbi 100,000 njerëz dhe ngulmoi që regjimit iranian po i vjen fundi dhe dha mbështetjen e tij  për forcat e Rezistencës (përfshirë Organizatën e Moxhahedinëve të Popullit të Iranit MEK).

John Bolton theksoi se të vetmit njerëz që do të ishin në gjendje të qeverisnin në vend të regjimit do të ishin Rezistenca iraniane, e cila tashmë shërben si një qeveri në mërgim me Maryam Rajavi si presidente.

Ai tha: “Ekziston një opozitë viabël ndaj sundimit të ajatollahëve dhe kjo opozitë është e përqëndruar sot në këtë sallë. E kam thënë që prej më shumë se dhjetë vjetësh e deri në këto ngjarje që politika e deklaruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë përmbysja e regjimit të mullahëve në Teheran. Sjellja dhe objektivat e regjimit nuk do të ndryshojnë, prandaj zgjidhja e vetme është të ndryshojë vetë regjimi. Dhe kjo është arsyeja pse para vitit 2019 ne që jemi këtu do të festojmë në Teheran “.