Saturday, July 27, 2024

Rudy Giuliani: Pretendimi i moderimit në regjimin e tanishëm të Iranit, është një nocion i rremë

E martë, 04 korrik 2017 08:15

NCRI – Rudy Giuliani ish-kryebashkiaku i New York City foli në tubimin “Irani i Lirë” të shtunën, më 1 korrik në Villepinte të Francës. Ai tha se ishte një nder t’i bashkohej përsëri Rezistencës dhe tha disa fjalë inkurajuese lavdërimi për të gjithë ata që punuan për lëvizje duke përfshirë 120 mijë dëshmorët dhe udhëheqësen Zonjën Maryam Rajavi, e cila ka qenë atje në kohë të mira, të vështira dhe të tmerrshme.

Ai foli për banorët e kampit Ashraf që tani janë të vendosur në mënyrë të sigurtë në Shqipëri dhe falënderoi të gjithë ata që ishin përfshirë në transferimin duke përfshirë senatorin Torricelli, gjyqtarin Mukasey, Louis Freeh dhe shumë të tjerë. “Dhe duam të falënderojmë qeverinë shqiptare, dhe duam të falenderojmë popullin shqiptar për humanizmin e tij, për zemrën e tij të madhe dhe për mirësjelljen e tij. Do të kisha dëshiruar që vendi im të ishte sforcuar dhe ta kishte bërë këtë”.

E mbylli fjalimin e tij me një qëndrim pozitiv: “Por jam më i lumtur që jam këtu, sepse më në fundi, më në fund mund të them, dhe ndoshta mund ta them këtë me shumë autoritet se qeveria e Shteteve të Bashkuara ju mbështet, jemi me ju, jemi dakord me vlerat tuaja … Dhe së fundi, mund të qëndroj këtu dhe t’ju them, unë, qeveria ime dhe udhëheqja juaj,  e shohim Iranin në të njëjtën mënyrë. Regjimi është i keq dhe duhet të largohet. Irani i lirë. “