Tubimi Kundër Pranisë së Zarif në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Anëtarët e diasporës iraniane, mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), më 14 shkurt, zhvilluan një tubim kundër pranisë së Mohammad Javad Zarif, ministrit të jashtëm të regjimit iranian, në Konferencën e përvitshme të Sigurisë në Mynih.
Gjatë këtij tubimi që u bë njëkohësisht me Konferencën e Sigurisë në Mynih, mbështetës të MEK e NCRI dhe iranianë liri-dashës marshuan përmes Mynihut dhe dënuan praninë e Zarif, përfaqësuesit të diktaturës fetare që sundon Iranin. Ata thanë që Zarif duhet të dëbohet nga kjo konferencë.
Demonstruesit theksuan se Zarif ka qenë i përfshirë në të gjitha vendimet terroriste dhe kriminale të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të regjimit, duke përfshirë sulmet terroriste në Europë. Zarif i ka përdorur lehtësirat dhe ambasadat e ministrisë së tij për t’u dhënë mbulim diplomatik terroristëve të regjimit.
Mbështetësit e MEK dhe NCRI rikujtuan përpjekjen e dështuar të regjimit për të hedhur në erë tubimin e përvitshëm “Free Iran” të NCRI-së në qershor 2018 në Paris. Ky komplot ishte urdhëruar nga një i ashtu-quajtur “diplomat,” Assadolah Assadi, i cili ua kishte dhënë personalisht eksplozivin terroristëve.
Zarif ishte në koordinim të plotë me mjeshtrin e eliminuar terrorist të regjimit, Qassem Soleimani, ish-kreun e Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit.
Në një intervistë me të përditshmen shtetërore Entekhab të Iranit më 1 shtator 2019, Zarif ishte krenuar se kishte “koordinimin më të madh me komandantin Soleimani” dhe se ata të dy kishin “vendosur të takoheshim me patjetër të paktën një herë në javë.”
Në një intervistë tjetër më një të përditshme shtetërore më 1 shtator 2019, Zarif pati thënë: “Unë dhe Gjeneral Soleimani kemi bashkëpunuar ngusht për më shumë se 20 vite… Gjatë sulmit amerikan në Irak, si përfaqësues i Iranit në New York, unë … kish koordinimin më të madh me Gjeneralin Soleimani. Më pas, kur u bëra ministër, ne të dy vendosëm të takoheshim me patjetër të paktën një herë në javë për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe për të bërë koordinimin e nevojshëm.”
Sipas rrjetit televiziv Al-Manar që është i lidhur me Hezbollah, Zarif ishte betuar për ta vazhduar mbështetjen ndaj Hezbollah, megjithëse vetë regjimi iranian priste që 70 përqind e popullit të Iranit do të binte poshtë pragut të varfërisë nga fundi i 2019-ës. Raportet tregojnë se Ministria e Jashtme e Zarif i ka dhënë Hezbollahut 100 milion dollarë.
Përveç përfshirjes direkte në terrorizmin e regjimit, Zarif e ka përdorur pozicionin e tij diplomatik për t’i mbuluar krimet dhe terrorizmin e regjimit. Pas protestave mbarëkombëtare në nëntor, gjatë të cilave regjimi vrau mbi 1500 protestues, Zarif ishte një nga zyrtarët e parë të regjimit që u përpoqën ta minimizonin shkallën e këtij krimi kundër njerëzimit.
Mbështetësit e MEK dhe NCRI u bënë thirrje vendeve europiane që t’i etiketojnë IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës e Sigurisë (MOIS) të regjimit në tërësinë e tyre si entitete terroriste.