Iran: Autoritetet lënë të vdesë një të burgosur në burgun Ardebil

474

E martë, 21 shkurt 2017

 

Në një akt kriminal tronditës në burgun Ardebil, në veriperëndim të Iranit, autoritetet lidhën me zinxhirë në një shtyllë të oborrit të burgut një të burgosur me emrin  Abaz Alipour dhe e lanë atë në të ftohtin e dimrit. Kjo metodë e shëmtuar torture vazhdoi për shumë ditë dhe netë, duke sjellë vdekjen e të burgosurit më 15 shkurt.

Kjo praktikë e egër është kthyer në një metodë të rregullt në burgjet e regjimit. Para këtij rasti, Mohammad Saber Malek Reisis nga pakica Baluch e Iranit, i burgosur politik në mërgim, u lidh me zinxhirë në oborrin e këtij burgut për 14 orë.