Saturday, July 27, 2024

Irani: Organizatorët e Ditës së Kirit të Madh u arrestuan në Pasargadae në Fars

E martë, 01 nëntor 2016

NCRI – Prokurori i Regjimit iranian në Shiraz (krahinë e Farsit, në Iranin jugor) njoftoi se “elementet kryesore” të tubimit dhe demonstratës së ditës së Kirit në kompleksin e trashëgimisë kulturore në Pasargadae janë arrestuar. Ai tha se është hapur çështja gjyqësore për këta qytetarë dhe ata do të trajtohen “sipas rregulloreve të nevojshme gjyqësore.” Ky autoritet gjyqësor nuk ka përmendur emrat dhe numrin e personave të arrestuar apo detaje të tjera.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA më 31 tetor, Ali Salehi, prokurori publik i Shirazit, pohoi: “Veprimet e këtyre njerëzve ishin vëzhguar më parë nga aparatet e sigurisë, të zbulimit dhe të zbatimit të ligjit”, dhe shtoi “Pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, udhëheqësit dhe elementet kryesore të demostratës që u përpoq të këndojnë parulla të pazakonta dhe kundër normave u arrestuan për veprimtaritë e tyre anti- vlera. “
Duhet përmendur që media shtetërore e të dy fraksioneve në pushtet e përshkruan grumbullimin popullor vjetor në Pasargadae si një lëvizje kundër regjimit të mullahëve “dhe bëri thirrje për masa konfrontuese kundër tubimeve të tilla.
“Sloganet e demonstruesve të premten në Pasargadae tregojnë se përvjetori i Kirit është vetëm një pretekst për të goditur parimet e sistemit (regjimit),” shkroi një media shtetërore dhe shtoi: “Parulla ‘as Gaza as Libani’, si dhe si “liria e mendimit nuk mund të [arrihet] me mjekër dhe pashm [mjekër si lesh Deleje -, një metaforë për mullahët hipokritë] ‘, të cilat janë transferuar nga rrugët e Teheranit në fushat e Marvdashtit [Shiraz].”
Një tjetër media shtetërore shkruan: “Ideimi i një dite si” Dita e Kirit ‘nuk është e papritur. Nëse parlamenti dhe administratorët kulturorë të vendit përpiqen [për të zgjidhur] këtë çështje të rëndësishme, rruga e shkatërrimit dhe e polarizimit [të shoqërisë] do të jetë e mbyllur për disa njerëz. “
Duhet theksuar se të premten më 28 tetor, mijëra njerëz nga i gjithë vendi u mblodhën në Pasargadae duke quajtur Kirin e Madh “babain themelues të të drejtave të njeriut” dhe “nder për çdo iranian.” Ata hidhnin parulla patriotike dhe kundër regjimit të tilla si: “Liria e mendimit nuk mund të arrihet me mjekrra”, “vdekje diktatorit”, “Irani është atdheu ynë, KIri është ati ynë” dhe “Regjimi klerik, vetëm shtypje, vetëm luftë”, si dhe “Komandanti ( i Përgjithshëm) i pamëshirshëm ka plaçkitur Iranin “dhe” Lëre Sirinë të shkojnë, mendo (kujdesu) për ne (gjendjen tonë.) “