Punëtorët e XHINDOSUR të çelikut në qytetin Ahvaz në provincën e pasur me naftë Khuzestan të Iranit jug-perëndimor, vazhdojnë të bëjnë grevë në kundërshtim ndaj regjimit brutal të Presidentit Hassan Rouhani
Natën e së hënës, dhjetëra punëtorë u arrestuan gjatë mësymjeve në shtëpitë e tyre, teksa kërkonin të drejtat njerëzore bazë. Por protestat vazhduan dhe punëtorët thërrisnin: “Punëtorët e burgosur duhet të lirohen.” Demonstratat u zhvilluan pavarësisht pranisë së dendur të forcave të sigurisë që përpiqeshin të ndalonin lirinë e shprehjes dhe të frikësonin demonstruesit.
Sam Stevenson shkruan në Daily Express, duke vazhduar:
Iranianët pa të drejta kërkonin rrogat e tyre, të cilat nuk u janë paguar për disa muaj, përmirësimin e kushteve të punës si dhe të drejta të tjera themelore.
Punëtorët, të kërcënuar nga forcat represive, thanë se do t’i vazhdonin demonstratat deri në lirimin e të arrestuarve.
Forcat e zhgënjyera punëtore nga pjesë të ndryshme të Iranit shprehën solidaritetin e tyre me punëtorët e Ahvazit dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve.
Lëvizja zyrtare e Rezistencës Iraniane – Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) – ka përshëndetur punëtorët e guximshëm e të paepur të qytetit.
Ata i përshkruan arrestimet brutale e masive natën e së dielës dhe të hënën si një tregues të irritimit të “fashizmit fetar” përballë grevave e protestave të punëtorëve.
Ky grup pro ndryshimit të regjimit u bëri thirrje të gjithë punëtorëve, të rinjve e studentëve, sidomos atyre në Ahvaz e Khuzestan, që t’i “mbështesin punëtorët grevistë të Ahvazit”.
Përfaqësuesi i NCRI Hossein Abedini tha për Express.co.uk: “Rezistenca Iraniane përshëndet punëtorët trima e të guximshëm të Ahvazit.
“Arrestimet masive natën e së dielës dhe të hënën janë një tregues i irritimit të fashizmit fetar përballë grevave e protestave të punëtorëve.
“U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve, të rinjve e studentëve, sidomos atyre në Ahvaz e në provincën Khuzestan, që t’i mbështesin punëtorët grevistë të Ahvazit.
“Ne, NCRI, u bëjmë thirrje gjithashtu mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut e të punëtorëve si dhe unioneve e sindikatave të punëtorëve në vende të tjera që të mbështesin punëtorët grevistë të cilët po protestojnë për të drejtat e tyre bazë, dhe që të marrin masat e nevojshme për lirimin e të arrestuarve.”
NCRI u kërkoi gjithashtu mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut e të punëtorëve si dhe unioneve e sindikatave të punëtorëve në vende të tjera që të mbështesin punëtorët grevistë të cilët po protestojnë për të drejtat e tyre bazë, dhe që të marrin masat e nevojshme për lirimin e të arrestuarve.
Është e vështirë të gjesh një qytet në Iran në 2018-ën që nuk ka përjetuar protesta masive, ndryshe nga viti 2017 kur në vetëm pak qendra kishte greva, sipas Iran News Wire.
Sektorë të ndryshëm të shoqërisë së Iranit, duke përfshirë punëtorë, mësues, studentë, tregëtarë pazaresh, shoferë kamionësh, pensionistë, punonjës dhe depozitues të cilët i kanë humbur depozitat e tyre në institucione kreditore të lidhura me qeverinë, kanë bërë tubime gati të përditshme në 2018-ën.
- Abedini tha: “Irani është në një situatë shpërthyese tani.”
“Populli iranian beson se regjimi është i kalbur në tërësinë e tij.”
“Gjatë protestave, njerëzit kanë thirrur ‘poshtë Khamenei’ dhe ‘vdekje Rouhani-t’.”
Burimi: Daily Express