Ministri i Brendshëm shqiptar: Regjimi iranian është mbështetësi kryesor i terrorizmit
Në një intervistë me rrjetin shqiptar Vizion Plus, Ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj foli për arsyet pse dy diplomatë iranianë, përfshirë ambasadorin e Teheranit në Tiranë, u përjashtuan nga vendi.
Ministri i Brendshëm shqiptar tha: “Shqipëria është më e sigurtë sot se dje.” “Komuniteti ndërkombëtar e konsideron regjimin iranian si mbështetësin kryesor të terrorizmit,” tha Lleshaj gjatë intervistës.
Ai shtoi: “MEK nuk përbën kërcënim për ne. I kemi mirëpritur si miq. MEK është kërcënuar edhe në vende të tjera.”
- Presidenti shqiptar mbështet përjashtimin e ambasadorit dhe diplomatit të regjimit iranian
Presidenti shqiptar Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për një vendim të ditëve të fundit për të përjashtuar diplomatët terroristë të regjimit iranian nga ky vend. Të shtunën, Meta e vuri veten në mbështetje të vendimit të Ministrisë së Jashtme Shqiptare në lidhje me përjashtimin e ambasadorit dhe diplomatit të Teheranit.
Të mërkurën, Ministria e Jashme Shqiptare tha se arsyeja e këtij përjashtimi ishte përfshirja e këtyre dy individëve në veprimtari që kërcënojnë sigurinë e vendit.
- Unionet e punës në Mbretërinë e Bashkuar shprehin mbështetje për punëtorët e arrestuar në Iran
Kongresi i Unionit të Profesioneve (TUC), një nga unionet më të mëdha të punëtorëve në Angli dhe Wells, me 5.6 milion anëtarë, ka nxjerrë një deklaratë ku dënon shtypjen e vazhdueshme të regjimit iranian mbi punëtorët, studentët dhe protestues të tjerë nëpër Iran.
TUC shprehu gjithashtu solidaritetin e tij me punojnësit e Grupit Kombëtar të Çelikut në Ahvaz dhe të fabrikës së kallam-sheqerit Haft Tapeh në Shush, të dyja në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor.
TUC dënoi mësymjet e forcave të sigurisë në shtëpitë e shumë punëtorëve protestues të çelikut në Ahvaz, si dhe arrestimet e tyre, duke theksuar se punëtorët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë.
- Irani Burgos Studentin e Juridikut për Postimet e Tij Kritikuese ndaj Politikës së Shtetit në Mediat Sociale
Amir Chamani, një student i juridikut në Universitetin Payam Noor në Tabriz si dhe aktivist i të drejtave civile, u arrestua nga forcat e sigurisë në vendin e tij të punës dhe u dërgua në Burgun Qendror të Tabrizit në Iranin veri-perëndimor më 17 dhjetor 2018.
Ai ishte dënuar me gjashtë muaj burg më 1 shtator 2018 nga Dega 1 e Gjykatës Revolucionare në Tabriz, emri i së cilës ndodhet në një listë sanksionesh të Mbretërisë së Bashkuar për faktin se jep ndëshkime të ashpra kundër shumë aktivistëve paqësorë në Provincën e Azerbaixhanit Lindor të Iranit.
Gjykata e Apelit e konfirmoi dënimin e tij gjashtë-mujor me burg për postimet në mediat sociale mbi çështje politike dhe ekonomike.