Grevat e Shoferëve Iranianë të Kamionëve në 2018-ën

427

Raundi i pestë i grevave mbarëkombëtare të shoferëve iranianë të kamionëve nisi të shtunën, më 22 dhjetor 2018. Ndryshe nga katër raundet e mëparshme, të cilat ishin të pakufizuara, kjo grevë e re është organizuar dhe paracaktuar të zgjasë 10 ditë.

Pas katër raundesh grevë, shoferët e kamionëve të Iranit janë tashmë më të organizuar dhe më me përvojë në zhvillimin e protestave për të arritur përmbushjen e kërkesave të tyre. Shoferët kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve, uljes së rrogave, politikave të padrejta nga institucionet qeveritare dhe mungesës së përgjigjeve nga zyrtarët iranianë.

Greva më e re e shoferëve nisi ndërkohë që shumica e tyre e kishin ndalur punën që disa ditë më përpara dhe ishin praktikisht në grevë. Asnjë nga premtimet e zyrtarëve të qeverisë nuk është përmbushur dhe problemet e shoferëve mbeten të pazgjidhura, gjë që i ka shtyrë ata të vazhdojnë me grevat.

Deri tani, shoferët kanë treguar se e kanë fuqinë dhe potencialin për të krijuar shtysë për protestat mbarëkombëtare dhe mund t’i ngrenë komunitetet dhe sferat e tjera të jetës rreth një kauze të përbashkët, për ta kundërshtuar e për t’u ballafaquar me diktaturën që sundon vendin e tyre.

Shtatë muajt e shkuar kanë treguar se populli punëtor i Iranit mund të arrijë unitetin e të bëjë hapa të mëdhenj drejt marrjes së të drejtave e kërkesave të tij. Dhe sigurisht, sa më shumë që përparojmë, aq më e qartë bëhet për këdo se kërkesat e popullit iranian do të plotësohen vetëm atëherë kur sundimi tiranik i mullahëve të arrijë fundin e pashmangshëm.