Saturday, September 7, 2024

Irani do të Ekzekutojë Kurdin, Pasi Ka Detyruar Babain e Tij të Sëmurë të Shpifë për Të

Vëllai i një Kurdi iranian të dënuar me vdekje në Iran për shkak të përkatësisë në një grup nacionalist Kurd, ka thënë dje se vëllai i tij ka vetëm pak orë për të jetuar.

Amjad Hossein Panahi, i cili jeton në Gjermani, ka thënë  se vëllain e tij Ramin e kishin kaluar tek të dënuarit me vdekje në një burg në Sanandaj dhe se ai i kishte thënë avokatit të tij Hossein Ahmadiniaz të enjten se priste që ta ekzekutonin atë ditë. Më pas, Ahmadiniaz i ka dhënë lajmin e trishte familjes së Ramin-it.

Amjad Panahi tha që autoritetet e burgut i kishin thënë familjarëve që kishin për qëllim ta ekzekutonin Ramin-in përpara përvjetorit të parë të arrestimit të tij (23 qershor).

Presioni mbi burrin që vuan nga Alzheimer

Amjad Panahi postoi një video dje në Twitter, që paraqiste prindërit e tij që shprehnin dëshpërim për fatin e Ramin-it. Në këtë video, i ati, i cili vuan nga sëmundja Alzheimer, shpjegon se autoritetet iraniane kohët e fundit e kanë grabitur dhe i kanë bërë presion që ai të bënte komente kritike për Ramin-in përpara kameras.

I ati thoshte: “Jam plak dhe i mjerë dhe nuk kuptoja çfarë po ndodhte. Po presim djalin tonë, ju lutem na ndihmoni.”

Protesta

Banorët e Sanandaj kanë bërë gjithashtu foto dhe video që paraqisnin një prani më të rënduar se zakonisht të forcave të sigurisë të mërkurën dhe të enjten, me shumë mundësi për të shtypur protestat që mund të bëheshin kundër ekzekutimit të Ramin-it.

Ramin-it iu anullua ekzekutimi muajin e kaluar dhe u hoq nga pjesa e të dënuarve me vdekje, pas një fushate ndërkombëtare në mediat sociale për të anulluar dënimin e tij nga aktivistët e të drejtave të njeriut, por, siç kanë patur frikë shumë njerëz, Regjimi Iranian thjesht e kishte shtyrë ekzekutimin deri në përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit javën e shkuar.