Giuseppe Morganti dhe Znj. Marica Montemaggi, Përfaqësues të Këshillit të Madh dhe të Përgjithshëm të San Marinos kanë shprehur mbështetjen e tyre në emër të shumicës së Parlamentarëve të San Marinos për Kongresin ‘Free Iran’ të 30 qershorit në Paris.
Giuseppe Morganti: Këshilli i Lartë i San Marinos dërgon përshëndetjet e tij për Mbledhjen e Madhe ‘Free Iran’ në Paris. Pikë së pari, do të donim të theksonim se zbatimi i parimeve të demokracisë dhe lirisë së popujve është në zemër të Republikës së San Marinos. Kështu që, dua t’ju kujtoj se shumë Përfaqësues të San Marinos e kanë mbështetur thirrjen tonë për një Iran të Lirë.
Marica Montemaggi: Ne i mbështesim plotësisht parimet e demokracisë, të cilat përmenden gjithashtu në deklaratën me 10 pika të Znj. Maryam Rajavi. Ne besojmë se është e domosdoshme të adresohet edhe çështja e grave në një proces demokratik, si dhe çështja e ndarjes së fesë nga shteti, e cila është theksuar në deklaratën e saj, në pikat si heqja e të gjitha formave të dhunës, dënimit me vdekje, torturës dhe ekzekutimit.