E enjte, 26 janar 2017
NCRI – Nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen dhe gjendjen e Shahnaz Akmalit e cila është nëna e Mostafa Karim Beigit. Ai është një nga viktimat e kryengritjes së 2009 në Iran dhe nëna e tij u arrestua dje nga Ministria e Inteligjencës së Iranit dhe deri tani nuk ka asnjë informacion. Familja Beigi ka që dje që kërkon dhe ende nuk ka marrë asnjë informacion.
Sipas raporteve, Shahnaz Akmali u arrestua nga agjentët e Ministrisë së Inteligjencës në vendin e saj të punës më 25 janar 2017 dhe më pas është transferuar në shtëpinë e saj. Pas kërkimit në shtëpi, agjentët konfiskuan të gjitha sendet personale të znj Akmali.
Mostafa Karim Beigi u qëllua në kokë afër Rrugës Neauphle-le-Chateau të Teheranit. Edhe pse Teherani është vendi i tij i banimit, agjentët e sigurisë nuk lejuan varrimin e tij në Teheran. Si rezultat i kësaj, familja e tij u detyrua ta varroste në Karaj.
Përpara shërbimit përkujtimor të Mostafa Karim Beigit, znj Akmali është thirrur çdo vit nga forcat e sigurisë dhe është paralajmëruar në lidhje me kufizimet e zhvillimit të ceremonisë për djalin e saj.