E Premte, 27 janar 2017
Organizata e Komuniteteve iraniano-amerikane e SHBA (OIACUS) mbajti një konferencë kongresi në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të martën, 24 janar.
Në këtë ngjarje po ashtu u ekspozua politika e OIAC, dhe u bënë fjalime nga anëtarët bi-partiakë të Kongresit dhe udhëheqësit e komuniteteve iraniano-amerikane.
Rekomandimet e OIAC-së mbi politikën e SHBA në Iran për administratën e re mirëpritën masat e Kongresit për sanksionimin e Forcës së Gardës Revolucionare islame të regjimit iranian (IRGC), e cila kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë së Iranit.
Zvogëlimi i ndikimit dhe shtrirjes së IRGC “do të dobësonte këtë përmendore të shquar të diktaturës fetare të Iranit,” thuhej aty.