Thursday, March 28, 2024

Deputetët amerikanë: Të emërtohen Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) si një organizatë e huaj terroriste

E mërkurë, 25 janar 2017

Rep Rohrabacher: “. A nuk është e mrekullueshme që të ketë një President që mund të përdorë fjalët terrorist radikal islamik?”

Rep. Dana Rohrabacher (R-Calif.), tha të martën se ai besonte se administrata Trump do t’i kundërvihet regjimit iranian dhe vlerësoi presidentin e ri për gatishmërinë e tij për të përdorur terma që paraardhësi i tij i shmangte, kur përshkruante kërcënimin e paraqitur nga terroristët. Shkroi Penny Starr në CNSNeës.com më 24 janar, në vijim është teksti i plotë:

“A nuk është e mrekullueshme që të ketë një president që mund të përdorë fjalët ‘terrorist radikal islamik?'”, tha Rohrabacher në një konferencë të Organizatës së Komuniteteve Iraniano amerikane në Capitol Hill. “A nuk është kjo një gjë e mrekullueshme? “

“Kjo do të thotë se i kemi dërguar një mesazh atyre terroristëve radikalë islamikë që sundojnë Iranin, se i dimë qëllimet e tyre. E dimë se çfarë po bëjnë dhe nuk trembemi për t’iu kundërvënë  llojit të tiranisë së tyre. “

(Në fjalimin e tij inaugurues, Trump u zotua të “bashkojë botën e civilizuar kundër terrorizmit radikal islamik, të cilin do ta çrrënjosim tërësisht nga faqja e dheut.”)

Rohrabacheri dhe deputetë të tjerë që folën në konferencë – duke përfshirë edhe anëtarin e Kongresit Eliot Engel (D-N.Y.), një nga 25 demokratët e Dhomës që votuan kundër marrëveshjes bërthamore të presidentit Obama me Iranin -. bën thirrje për sanksione të vazhdueshme ndaj regjimit iranian.

Ata gjithashtu i bënë thirrje administratës të emërtojë Gardën Revolucionare Islamike si një organizatë të huaj terroriste.

Deputetët e quajtën Iranin ” shtetin kryesor të sponsorizimit të terrorit”, duke përmendur mbështetjen e tij të vazhdueshme për regjimin e Asadit në Siri, ku qindra e mijëra njerëz janë vrarë në luftën e zgjatur civile.