Njësitë e Rezistencës të MEK kanë vendosur foto dhe mesazhe të Massoud Rajavi-t, Liderit të Rezistencës Iraniane, në Teheran e qytete të tjera të Iranit.
Kryengritja e Ka Shkundur Regjimin Deri në Themele
Të hënën dhe të martën, më 21 dhe 22 janar 2020, Njësitë e Rezistencës vendosën postera me foto dhe mesazhe të Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në disa pjesë të Teheranit, duke përfshirë Boustan Saba, Kryqëzimin Mokhberi dhe Rrugën Marzdaran, si dhe në Mashhad, Isfahan, Shiraz, Tabriz, Karaj, Arak, Zanjan, Rasht, Kermanshah, Qazvin, Qom, Ardebil, Ahvaz, Yazd, Hamedan, Gorgan, Abhar, Kashan, Neishabour, Dehdasht, Rafsanjan, Sabzervar, e qytete të tjera.
Në postera lexohej: “Rini trime, kryengritja jote e ka shkundur regjimin e mullahëve deri në themele,” “Bota duhet ta dijë se Massoud (Rajavi) është lideri ynë,” “Rrotat e përmbysjes do të rrotullohen më me shpejtësi,” “Flakët e kryengritjes nuk mund të shuhen,” “Lavdi 20 Janarit, ditës kur Massoud Rajavi u çlirua nga burgu i Shahut,” “Vdekje Khamenei-t, Lavdi Rajavi-t,” dhe “Tiran fetar, të ka ardhur fundi.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
22 janar 2020
Teheran
Teheran
Teheran
Karaj
Mashhad
Tabriz
Ahvaz
Gorgan
Foto dhe mesazh i Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane
Kashan
Foto dhe mesazh i Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane