Protestat në Irak: Qëllimi kryesor i protestave është ta çlirojnë vendin e tyre dhe t’i japin fund ndërhyrjeve fatale të regjimit iranian në Irak
Shkruar nga Sedighe Shahrokhi më 23 janar 2020.
Një kryengritje mbarëkombëtare shpërtheu në Irak në fillim të tetorit dhe po vazhdon ende. Këto protesta janë kundër politikave të korruptuar të cilët e kanë çuar në shkatërrim absolut njërin nga vende më të pasura të Lindjes së Mesme.
Qëllimi kryesor i protestave është ta çlirojnë vendin dhe t’i japin fund ndërhyrjeve fatale të regjimit iranian në Irak. Për vite të tëra regjimi iranian i ka përshkruar Irakun, Sirinë, dhe Libanin si thellësinë e tij strategjike. Tani, pas eliminimit të komandantit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC), Qassem Soleimani, dhe protestave të vazhdueshme në Irak, sidomos në provincat jugore të vendit me shumicë dërrmuese të popullsisë Shiite, thellësia strategjike e regjimit është në prag të shkatërrimit.
Krimet e Qassem Soleimani-t dhe Forcave Terroriste Qods të IRGC-së
Krimet e Qassem Soleimani-t, Mjeshtrit të Terrorit të Regjimit Iranian
Shkruar nga Mahmoud Hakamian më 23 janar 2020.
Pas eliminimit të Qassem Soleimani, komandantit kriminel të Forcave terroriste Qods të IRGC-së, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei tha, “Soleimani ishte edhe trim, edhe largpamës.
Disa njerëz kanë largpamësi por nuk kanë guxim. Ai futej në zemër të rrezikut. Ai ishte bindës dhe kishte impak në politikë. Sa herë që më raportonte, e admiroja me zemër dhe me fjalë. Por sot, përulem para tij, për shkak të gjithçkaje që ai ka bërë në Iran e në rajon.” Duke folur kështu, Khamenei pohoi se Soleimani kishte qenë numri 2 i regjimit dhe simbolizonte aureolën e Liderit Suprem brenda dhe jashtë Iranit, si dhe se eliminimi i tij kishte qenë një goditje shumë e rëndë për regjimin.
Për më tepër, Soleimani kontrollonte Forcat Quds të IRGC-së, njësinë mizore që ishte përgjegjëse për operacione jashtë-territoriale; ai mbikëqyrte luftërat proksi të regjimit teokratik në Siri, Jemen, Liban dhe Irak, ku komandonte të gjitha milicitë irakene. Ai ishte përgjegjës dhe bashkëfajtor për të gjitha krimet e kryera nga regjimi iranian në Iran e në rajon.
Siç ka shkruar Struan Stevenson, ish-anëtar i Parlamentit Europian, “Khomeini e krijoi IRGC-në si versionin e tij të Gestapos, për ta përhapur politikën revolucionare të dhunës e terrorit përtej kufijve të Iranit. IRGC dhe dega e saj Forca Quds jo vetëm që implementojnë brutalisht dominimin shtypës të popullsisë iraniane nga regjimi klerikal, por kontrollojnë gjithashtu pjesën më të madhe të ekonomisë iraniane, pa paguar taksa e duke i kanalizuar burimet drejt xhepave të elitës sunduese, ndërkohë që sponsorizojnë terrorizmin dhe ekspansionizmin agresiv ushtarak jashtë vendit.”
“I verbuar nga paniku, Khamenei e urdhëroi Soleimani-n t’i mobilizonte banditët e tij të IRGC-së që të nisnin një shtypje gjakatare mbi protestuesit paqësorë, shtypje gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë 1,500 njerëz, janë plagosur mbi 4,000 dhe mbi 12,000 janë arrestuar,” shton ai.