Raportuesja e KB-së: Jemi të shqetësuar për lirinë e fjalës në Iran

407

E mërkurë, 15 Mars 2017

 

NCRI – Asma Jahangir, Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut në Iran kritikoi Teheranin për mungesën e lirisë së shprehjes.

“Shqetësimi im është se, kur njerëzit arrestohen dhe kërcënohen, ata nuk flasin dhe kur nuk e gëzojnë lirinë e fjalës, ky është rezultati. Pastaj shohim që burgosin të rinjtë dhe blogerët, “tha ajo në një intervistë me Zërin e Amerikës.