Protesta në Iran: Regjimi i frikësuar në gadishmëri në prag të Festivalit Kombëtar të Zjarrit

673

NCRI – Zyrtarët e sigurisë të regjimit kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë mbi përshkallëzimin e mundshëm të protestave antiqeveritare gjatë festivalit të zjarrit, Chaharshanbeh Suri, që do të mbahet në mbrëmjen e së martës, më 13 mars. Kjo gjendje ka qenë e dukshme në deklaratat e lëshuara nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokurorët Revolucionarë të krahinave dhe qytete të ndryshme të vendit.

Në shumë raste, ata kanë deklaruar se kanë ngritur një degë të veçantë për t’u marrë me shkeljet dhe krimet e mundshme që lidhen me Chaharshanbeh Suri.

Komanda e Organizatës Popullore të Mojahedinëve të Iranit brenda vendit ka bërë thirrje për mobilizim në lidhje me Chaharshanbeh Suri. Më poshtë janë disa reagime të frikshme të zyrtarëve të regjimit.