Më 17 mars, shirat e dendur në veri të Iranit shkaktuan përmbytje në provincat Golestan, Mazandaran, Khorasan Verior, dhe Semnan, duke rezultuar në qindra vdekje. Mijëra njerëz gjithashtu janë plagosur, kanë mbetur pa strehë ose kanë patur humbje të tjera.
Këta njerëz nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Regjimi. Guvernatorët e Regjimit as nuk kanë udhëtuar drejt këtyre qyteteve për të parë njerëzit e prekur nga përmbytjet. Në fakt, guvernatori i Gulistan, Manaf Hashemi, iku nga vendi pak kohë pas përmbytjes me leje nga Ministri i Brendshëm. Ndërsa një nga komandantët e Gardës Revolucionare i cili erdhi për të marrë në foto fatkeqësinë, duke mos ofruar ndihmë, u dëbua.
Regjimi përpiqet dëshpërimisht ta minimizojë seriozitetin e situatës dhe t’i fshehë politikat e tij të vajtueshme lidhur me fatkeqësitë natyrore, edhe pse ka patur dëme të konsiderueshme nga përmbytjet në gjashtë provinca që nga shkurti dhe meteorologët kishin paralajmëruar se do t’i vinte radha 20 provincave të prekura këtë herë.
Zëvendës drejtori i Agjensisë Iraniane të Mbrojtjes së Mjedisit tha se në Iran ka 16 milion ton erozion dheu çdo vit, shifër që është mes dyfishit dhe trefishit të mesatares globale. Kjo gjë shton mundësitë për përmbytje, rrëshqitje dheu, dhe fatkeqësi të tjera natyrore.
Përgatitjet ndaj përmbytjeve mund të bëhen duke vendosur barriera rreth qendrave të populluara ose duke evakuar zonat, por përmbytjet mund edhe të parandalohen përmes një menaxhimi të kujdesshëm të mjedisit, si restaurimi i pyjeve, pastrimi i shtratit të lumenjve e liqeneve, dhe ndërtimi i kanaleve për përmbytjet. Por për të gjitha këto duhen para; para që Regjimi i drejtuar për tek buxhetet e forcave shtypëse të sigurisë apo organizatave fetare gjatë viteve, duke i boshatisur fondet për agjensitë e parandalimit dhe ndihmës në rastet e fatkeqësive natyrore. Po të ishte përdorur qoftë edhe një copëz nga buxheti i forcave represive për të parandaluar fatkeqësitë, nuk do të ishim në këtë gjendje.
Departamenti amerikan i Shtetit tha: “Irani është në prag të një katastrofe mjedisore. Udhëheqësit e korruptuar të Iranit i kanë menaxhuar shumë keq burimet ujore të këtij vendi për 40 vjet, duke mbushur xhepat e veta përmes projekteve të kota në vend që t’u shërbenin interesave të qytetarëve të vendit. Populli iranian meriton më shumë.”
Regjimi preferon më shumë të shpenzojë para për të shtypur popullin, sesa të merret me problemet që e bëjnë popullin të ngrihet kundër mullahëve, duke krijuar kështu edhe më shumë mospajtim e represion.
Aktualisht, janë ende disa fshatra në provincat Golestan, Khorasan Verior, Mazandaran, dhe Semnan, që kanë mbetur nën ujë, me shumë rrugë komunikimi të bllokuara dhe shumë të vdekur. Regjimi pretendon se ka patur vetëm 44 vdekje, por e vërteta është se ka të paktën 120 të vdekur vetëm në Shiraz.
Është e qartë se Regjimi Iranian do të dështojë gjithmonë në zgjidhjen e këtyre problemeve, kështu që e vetmja përgjigje është ndryshimi i regjimit nga populli i Iranit.