E martë, 13 shtator 2016
NCRI – Sipas një raporti në 11 shtator nga “Salamat Neës”, një grup mjekësh terapistë të adiksionit u mblodhën përpara Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit në Teheran, për të protestuar kundër shpërndarjes së drogës “Oxycodone” nëpër farmaci nga regjimi i mullahëve dhe gjithashtu kundër vendimit për t’i dhënë komunitetit mjekësor Baseej autoritetin për të monitoruar qendrat e trajtimit të adiksionit.
Gjatë protestës, të mbajtur në 10 shtator, mjekët terapist të adiksionit kritikuan vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit. Disa prej tyre mbanin në duar pankarta ku thuhej: “Jo drogës si-heroinë në farmaci”, “Ministria e Shëndetësisë autorizon përdorimin e heroinës të marrë në farmaci “, “Ruani fëmijët! Heroina e marrë në farmaci e autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë “.
Sipas të njëjtës faqe interneti “, Parviz Afshar” Zëdhënësi i selisë së regjimit për luftimin e drogave, pranoi efektet shkatërruese të kësaj drogës dhe përhapjen e varësisë në të gjithë vendin. Ai tha: “ky akses i “drogës Oxycodone” në këtë masë nëpër farmaci do të sjellë një cunami të keqpërdorimit të drogës, si dhe varësinë ndaj saj. Ka pasur një rast të ngjashëm me këtë e cila lidhej me “Tramadol-in”. Tramadol-i u shpërnda nëpër farmaci si një droge qetësuese. Dhe shpejt u përballën me një varësi të përhapur ndaj saj. “
Sipas njoftimeve, punëtorët e industrisë iraniane të avionëve kanë protestuar të dielën, 11 shtator, përpara godinës së qeverisë së regjimit në Isfahan. Ata protestuan kundër pushimeve nga puna dhe mënyrës se si janë transferuar dhe zhvendosur.
Gjithashtu një grup njerëzish në “Kheirabad RAVAR” në provincën Kerman protestuan të dielën, shtator 11. Duke përdorur gurët dhe drurët, protestuesit bllokuan rrugën dhe penguan kalimin e automjeteve. Ata protestuan kundër mos-asfaltimit të rrugës dhe u kërkuan zyrtarëve të regjimit të vinin në vendin e protestës.
Protesta u mbajt pas një incidenti të shtunën më 10 shtator rreth orës 11 pasdite, gjatë së cilës një çiklist i ri, duke kaluar një rrugë në RAVAR, rrëshqet, godet me forcë tokën dhe vdes menjëherë për shkak të dëmtimit në kokë. Njerëzit thonë se i riu u vra ngase rruga ishte e pashtruar.