Iran: Khamenei lëshon një fetva që ndalon gratë të hipin në biçikleta

577

E martë, 13 shtator 2016

Ali Khamenei, lideri suprem i mullahëve, lëshoi një fetva qesharake që ndalon gratë të ngasin biçikletën në publik dhe para të huajve. Ai tha: “Ngarja e biçikletës shpesh tërheq vëmendjen e burrave dhe ekspozon shoqërinë ndaj korrupsionit, dhe kështu është në kundërshtim me nderin e grave, dhe prandaj duhet të braktiset.” (Mediat shtetërore, 10 shtator, 2016)

 

Një javë para kësaj fetva, Khamenei përcaktoi “rolin dhe misionin” e vetëm të grave si “nëna dhe shtëpiake” kur po shpallte “drejtimin e shtetit” dhe “politikat e përgjithshme në familje”. (Website i Khameneit – 3Shtator 2016)

Këto komente zbulojnë natyrën qesharake dhe të prapambetur të fetvas iraniane   dhe të sundimtarëve fondamentalistë të Iranit dhe ngjallin veç përbuzje tek populli e veçanërisht  tek gratë.

Regjimi mizogjin i mullahëve është përfshirë nga kriza në rritje dhe nuk është në gjendje t’u përgjigjet kërkesave më elementare të popullit iranian, të grave dhe të të rinjve në veçanti. Dhe kështu e ka gjetur zgjidhjen e vetme tek shtypja në rritje dhe diskriminimin e grave. Pa dyshim, me solidaritetin dhe unitetin midis sektorëve të shtypur të shoqërisë iraniane, ky regjim fashist dhe mizogjin do të rrëzohet së shpejti.

Komiteti i Grave, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit