Saturday, September 23, 2023

Iran – E reja kurde, e burgosurur politike, në gjendje të rëndë shëndetësore

E hënë 12 shtator 2016 

NCRI – Forcat e inteligjencës në qytetin e Mahabad (rajoni kurdo-iranian) më në fund bëjnë të ditur se “Manijeh Fatehi”, vajza 22-vjeçare nga Bukani, është mbajtur në paraburgim në zyrën e zbulimit të Mahabad-it. Njoftimi u bë nën presionin e familjes gjashtë muaj pasi Manijeh u arrestua në heshtje.

 

Sipas njoftimeve, familja e Manijeh-s mundi të fliste me të të dielën në 4 shtator vetëm për 20 minuta, nën vëzhgimin e agjentëve të inteligjencës së mullahëve. Gjatë kësaj vizite të shkurtër, Manijeh-i  as mundi t’i shpjegojë familjes së saj pse është arrestua. Familja e Manijeh-s më vonë tha se vajza e tyre është në kushte të rënda shëndetësore.

22-vjeçarja Manijeh Fatehi është bija e Bahman-it dhe vjen nga Bukan-i. Ajo u arrestua në shtëpinë e saj në 5 mars 2016, rreth orës 7 të mbasdites, nga tre anëtarë të forcave të sigurisë të regjimit, pa pasur asnjë autorizim ligjor. Më pas u transferua në një vend të panjohur.

Zyra e inteligjencës Mahabad ka njoftuar se marrëdhëniet e saj me grupet opozitare kurde wshtw justifikim i tyre për arrestimin e Manijeh Fatehit.