Saturday, July 27, 2024

Iran – Rouhani: Komente histerike kundër PMOI, përligje e luftës, terrorizmit dhe akumulimit të raketave balistike

Rouhani, president i regjimit iranian, në fjalimin e tij në parlament më 29 tetor, shfaqi zemërimin dhe frikën ndaj PMOI-t dhe Rezistencës iraniane. Ai gjithashtu theksoi vazhdimin e ndërhyrjes kriminale të regjimit në rajon dhe planin e tij për prodhimin e raketave balistike dhe ruajtjen e tyre.

Ai tha: “Kemi prodhuam, po prodhojmë dhe do të prodhojmë … Nuk do të hezitojmë në prodhimin dhe ruajtjen e çfarëdo arme që mund të na nevojitet dhe për t’i përdorur ato në kohën e duhur për të mbrojtur veten”.

Ndërkohë që Rouhani nuk mundi ta fshihte zhgënjimin dhe zemërimin e tij për mbështetjen popullore të PMOI dhe Rezistencës iraniane, në mënyrë qesharake pohoi se regjimi klerikal e kishte dëbuar PMOI-n nga vendi dhe Shtetet e Bashkuara i kishin strehuar ata.

Më 26 tetor, një “zyrtar i sigurisë” e paraqiti PMOI-n si shkaktarin  e “krijimit të trazirave dhe kaosit që do të ndodhte me rastin e përkujtimit” të Kirit dhe tha se “duke nisur protestat kundër korrupsionit dhe problemeve ekonomike në vend, “PMOI po planifikon të devijojë tubimet për të hedhur slogane kundër regjimit.