Rezistenca iraniane i bën thirrje të gjithë avokatëve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, që të marrin masa për të shpëtuar jetën e Soheil Arabi, një 32 vjeçar i burgosur politik,
i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në ditën e tij të tridhjetë e nëntë të grevës së urisë (duke përfshirë 9 ditë të grevës së lëngjeve), dhe kërkon veprime urgjente dhe efektive për lirinë e tij. Soheil Arabi, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes së tij, është i privuar nga trajtimi i nevojshëm.
Soheil Arabi, i diplomuar për fotografi dhe babai i një vajze të vogël, u arrestua nga Inteligjenca e Gardës Revolucionare në vjeshtën e vitit 2013.