E enjte, 24 nëntor 2016
Ka pasur një rritje mizore të numrit të ekzekutimeve në Iran nën presidentin e mullahëve, Hassan Rouhani, sipas shkrimit të shkrimtarit disident Heshmat Alavi në American Thinker më 23 nëntor.
Në vijim është teksti i faqes së pasme të editorialit:
23 nëntor 2016
Hassan Rouhani: xhelati i Iranit
Nga Heshmat Alavi
Kur po arrijmë në fund të mandatit të Hassan Rouhanit si president i regjimit në Iran, është koha të hedhim një vështrim mbrapa në katër vitet e fundit. Të gjithë kujtojmë se si Perëndimi mirëpriti me gëzim zgjedhjen e tij – lexo përzgjedhjen – si një ndryshim në Iran që synonte moderimin. Megjithatë, ajo që bota ka parë ka qenë krejt tjetër gjë. Një rritje e tmerrshme e ekzekutimeve, dënime të vazhdueshme publike dhe një prirje e shkallëzuar e shtypjes ka qenë buletini i të dhënave të Rouhanit gjatë mandatit të tij. Me administratën e re që vjen në vend, Uashingtoni duhet t’i bëjë të qartë Teheranit se shkeljet e të drejtave të njeriut nuk do të tolerohen.
Ekzekutime të papara
Megjithë zotimin për të qenë “çelësi” për problemet e Iranit, Rouhani nuk ka arritur të sigurojë as edhe një grimcë të lirive që populli iranian kërkon dhe meriton. Historiku e tij ka treguar një besnikëri të paepur për institucionin e regjimit në lidhje me shtypjen sociale dhe raprezaljet e vazhdueshme. Irani ka dërguar në trekëmbësh 18 persona vetëm javën e kaluar, sipas raporteve zyrtare.
Duke qenë se komuniteti ndërkombëtar vazhdoi politikën e tij të zbutjes, Rouhani dhe i gjithë regjimi e përdorën këtë mundësi për të nisur një valë ekzekutimesh. Mbi 2,500 njerëz janë dërguar në trekëmbëshin që nga erdhja në pushtet e Rouhanit, duke ia kaluar të dhënave të vetë këtij regjimi në më shumë se dy dekada.
Vetëm në vitin 2015, Irani ka ekzekutuar një individ çdo tetë orë, siç është raportuar nga Dr Ahmed Shaheed, ish-raportuesi i veçantë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Iran.
Goditje e madhe sociale
Angazhimi i Rouhanit me liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe elitën në pushtet ka sjellë një represion t ë gjerë dhe në rritje. Përveç ekzekutimeve të përmendura më lart, shtypja social e mbështetur nga shteti ka rezultuar në skena të tmerrshme të varjeve publike, fshikullimeve, e madje edhe prerje të gjymtyrëve.
Burgjet janë të mbushur me të burgosur, duke çuar në kushte të patolerueshme dhe çnjerëzore. Të burgosurit politikë, në mënyrë të veçantë, i nënshtrohen trajtimit të tmerrshëm nga ana e autoriteteve. Organizata e njohur e të drejtave të njeriut Amnesty International ka lëshuar së fundmi një thirrje urgjente Veprimi duke shprehur shqetësim të madh për rastin e Maryam Akbari Monfared, një organizatore e Lëvizjes së Gjelbër ende në burg dy vjet pasi familja e saj ka depozituar garancinë për lirimin e saj me kusht.
Dhe ky është vetëm një shembull i rezultateve të tmerrshme të politikës së brendshme të Rouhanit. Regjimi, me Perëndimin që për fat të keq ra në të njëjtin nivel, kishte pohuar se kombi iranian e priti presidencën e Rouhanit me krahë hapur. Ndërsa pohime të tilla ishin të motivuara politikisht që nga fillimi, iranianët e thjeshtë qenë të parët që paguan çmimin e dështimit të një angazhimi të tillë politik.
Thirrje për drejtësi
Popullsia iraniane është shumë e dhënë pas internetit dhe miliona vetë përdorin në mënyrë aktive mediat sociale. Me gjithë përpjekjet e tij të mëdha për censurë, regjimi nuk ka arritur të shkëpusë plotësisht krejt globin nga netizenët e zgjuar dhe shumë të motivuar iranianë. Clips të ndryshme, imazhe dhe rrëfime nga brenda Iranit po filtrohen në botën e jashtme ndërkohë që ne flasim, duke zbuluar gjithnjë e më tepër mizoritë e regjimit.
Një rast i rëndësishëm ka të bëjë me zbulimin e audioje që ka nzjerrë në dritë një takim privat mes të ndjerit Ayatollah Hossein Ali Montazerit -dhe zyrtarëve kryesorë të përfshirë në masakrën e tmerrshme të verës së 1988 ndaj 30.000 të burgosurve politikë në të gjithë Iranin. Montazeri ishte pasardhës i themeluesit të regjimit iranian, mulla Ruhollah Khomeini, i lënë mënjanë nga vetë Khomeini për opinionet e tij të kundërta.
Ky zbulim tronditi popullin iranian nga të gjitha sferat e jetës, dhe në të gjithë globin. Si rezultat një lëvizje globale po u kërkon llogari atyre që janë përgjegjës për masakrën e tmerrshme të mijëra të burgosurve politikë të pafajshëm. Viktimat e kësaj masakre përfshinë anëtarët dhe përkrahësit e subjektit kryesor opozitar iranian, Organizatën Popullore të Mojahedinëve të Iranit, si dhe grupe të tjera disidente dhe minoritetet. PMOI, zakonisht më i njohur si MEK në Perëndim, ka qenë edhe në qendër të një fushate lobuese të filluar nga Irani. Mullahët e Teheranit janë të tmerruar që mbështetës të MEK të tillë si ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe ambasadori John Bolton po konsiderohen për poste të larta në kabinetin e Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit.
Konkluzion
Krejt regjimi në Iran, duke përfshirë si të ashtuquajturit “ekstremistë” edhe “të moderuarit”, po ndryshojnë marshet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në qershor të vitit 2017. Anëtarët e fraksionit të Rouhanit e kanë përshkruar mandatin e presidentit të SHBA Barak Obama si një “epokë të artë.” Kjo tregon se Teherani përfitoi nga rivendosja e marrëdhënieve miqësore të Obamës për të përshkallëzuar ekzekutimet dhe për të çuar më tej shtypjen sociale.
Me një administratë të re që do të marrë frenat në Uashington, ka ardhur mundësia për Amerikën për të shtruar çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut në Iranit. Krime të tilla skandaloze nuk kanë vend në shekullin e 21, dhe sytë e të gjithëve janë drejtuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump. Mbështetja e thirrjes për t’i kërkuar llogari të gjithë zyrtarëve të lartë të regjimit të Iranit të përfshirë në masakrën e 1988 për krimet e tyre është një fillim i mirë.
Burimi: http://www.americanthinker.com/articles/2016/11/hassan_rouhani_irans_executioner.html