E martë, 22 gusht 2017
NCRI – Tre të burgosura politike të burgut Evin të Teheranit me anë të një letre shprehën mbështetjen e tyre për të burgosurit politikë në grevë urie dhe pretendimet e tyre të ligjshme në burgun e Gohardasht në Karaj.
Tre të burgosurat, GolrokhIraei, AtenaDaemi dhe Maryam Akbari Monfared theksuan se heshtja dhe mosveprimi janë një mbulim politik për të vazhduar abuzimet e përhapura të të drejtave të njeriut në Iran. Ato i kërkuan bashkësisë ndërkombëtare, Sekretarit të Përgjithshëm të U.N, Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Raportuesit Special të të Drejtave të Njeriut në Iran dhe të gjithë aktivistëve politikë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shpëtuar jetën e të burgosurve politikë në grevë urie.