Saturday, July 27, 2024

Amnesty International i bën thirrje regjimit të Iranit për të lejuar vëzhguesit ndërkombëtarë të kryejnë inspektime pa paralajmërim të burgjeve

E martë, 22 gusht 2017 22:14

22 gusht 2017. Amnesty International ka shprehur shqetësimin për kushtet e të burgosurve politikë në grevë urie në Iran, pjesa e mëposhtme është pjesë e tekstit që u botua në Amnesty.org.

Më shumë se dhjetëra të burgosur politikë, përfshirë të burgosurit e ndërgjegjes, kanë vazhduar grevën e urisë në shenjë proteste ndaj kushteve mizore, çnjerëzore dhe degraduese, të cilat janë detyruar të durojnë në burgun e sigurisë maksimale në Karaj, provincën Alborz, tha Amnesty International.

Amnesty International po u bën thirrje autoriteteve iraniane që të lejojnë vëzhgues ndërkombëtarë, duke përfshirë Raportuesin Special të OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, të kryejnë inspektime pa paralajmërim të Burgut të Raja’iShahrit dhe burgjeve të tjera anembanë vendit.