Friday, September 20, 2024

Mini Raporti i të dielës mbi Iranin – 15 prill 2018

  • Irani ndalon shitjen e valutave të huaja në zyrat e këmbimit

Banka qendrore e Iranit ka njoftuar ndalimin e shitjes së valutave të huaja në zyrat e këmbimit. Sipas udhëzimeve të reja të qeverisë, zyrat e këmbimit nuk kanë më të drejtën për të blerë, shitur ose transferuar monedhat e huaja dhe banka qendrore nuk do t’u japë më kash këtyre zyrave.

  • Arabia Saudite dënon Iranin mes divergjencave arabe mbi sulmet e Sirisë

Mbreti Salman i Arabisë Saudite hapi Samitin e 29-të të Arabisë në Dhahran, Arabinë Saudite, më 15 prill 2018. Duke dënuar regjimin iranian.

“Ripërtërisim dënimin tonë të ashpër ndaj akteve terroriste të kryera nga Irani në rajonin arab, dhe hedhim poshtë ndërhyrjen e tij të hapur në çështjet e brendshme të vendeve arabe”, tha mbreti Salman në qytetin saudit Dhahran.

  • Pronarët e dyqaneve të Kermanshahit protestojnë

Pronarët e dyqaneve dhe tregtarët në provincën e Kermanshahit dhe qytetit Baneh të provincës së Kurdistanit filluan grevën të dielën, më 15 prill 2018 për të protestuar ndaj rritjes së tarifave doganore. Ata gjithashtu protestuan kundër mbylljes së rrugëve dhe pikave kufitare, gjë që i privon ata nga importimi i mallrave dhe artikujve nga shtetet dhe vendet fqinjë.

  • Fermerët e Isfahanit protestojnë gjatë gjithë natës

Më 15 prill, rreth një mijë fermerë dhe njerëz nga Isfahani u mblodhën në sheshin Khoorasan në orën 8 të mbrëmjes të së shtunës, pavarësisht një pranie të madhe të agjentëve të sigurisë dhe agjentëve të veshur civilë të regjimit klerikal që sundon Iranin. Demonstrata mbulonte një zonë nga fillimi i bulevardit Abazar deri në sheshin Khoorasan.

  • Dy gra u sulmuan egërsisht gjatë protestës së fermerëve në Isfahan

Fermerët e Isfahanit  vazhduan protestat e tyre me pjesëmarrjen aktive të grave të shtunën, më 14 prill 2018, në sheshin Khorasgan të këtij qyteti, në Iranin qendror.

Nga frika e përhapjes së protestave, forcat e Sigurimit të Shtetit bllokuan bulevardin Jay duke vendosur blloqe betoni dhe topa uji në rrugë.

  • Raportohet se Atena Daemi është në gjendje alarmante fizike

Gjendja fizike e të burgosurës politike Atena Daemi është raportuar si alarmante.

“Pasi u transferua në burgun Qarkak, Atena (Daemi) ka pasur probleme të ndryshme fizike dhe nervore për shkak të kushteve të këqija të burgut dhe presionit të jashtëzakonshëm psikologjik”, njoftoi të premten, më 13 prill 2018, një burim i afërt me familjen Daemi.

Burimi shtoi: “Pas një muaji, ajo ende vuan nga ftohja. Fytyra i është mpirë dhe ana e djathtë i ka mbetur e palëvizshme. Sytë po i dalin dhe mpirja e fytyrës po i përhapet në fyt. Dhëmbët dhe nofullat gjithashtu i janë mpirë. “

Sipas këtij burimi, një neurolog ka vizituar znj. Daemi dhe i ka diagnostikuar këto simptoma si shenja të sklerozës muskulare (M.S.), e cila ndoshta është shkaktuar nga goditjet e papritura dhe presionet nervore të së kaluarës së afërt.

Zonja Daemi kishte kërkuar që nga janari një leje për të marrë pjesë në martesën e motrës së saj më 13 prill 2018, por nuk iu dha leja, pasi ajo nuk kishte heshtur gjatë kësaj periudhe dhe kishte protestuar dhe informuar publikun rreth kushteve të saj.