Iran: Rrëmbehet Mësuesi Aktivist dhe Vritet Avokati Aktivist Këtë Javë

356

 Dje mësuesi dhe aktivisti iranian Hashem Khastar, dyshohet se është rrëmbyer nga anëtarë të Ministrisë së Inteligjencës në Mashhad. Khastar është kreu i Shoqatës së Tregtisë së Mësuesve Iranianë në rajonin Golbahar të Mashhadit.

Sipas raporteve, ai është rrëmbyer para se të hynte në tokat e familjes së tij dhe është dërguar në një vend të panjohur. Celularin e kishte të fikur, dhe makinën e kishte të parkuar jashtë pronës së tij në Parkun Golbahar. Familja dhe miqtë janë shumë të shqetësuar për sigurinë e tij.

Khastar ka falenderuar mësuesit grevistë dhe ka kritikuar regjimin iranian në një letër të shkruar pas grevës dy-ditëshe mbarëkombëtare të mësuesve. “Ne nuk kemi armë. Armët tona janë penat, fjalët, tubimet e protestat tona. Armët janë në duart e atyre që mbrojnë sunduesit e paligjshëm, tiranë e mizorë në vend që të mbrojnë rregullin e ligjit. Mbrojnë ata që vjedhin miliona ndërkohë që arrestojnë hajdutër të vegjël dhe u presin duart e këmbët,” lexon letra.

Ditën para se të zhdukej, mësuesi pensionist shkroi gjithashtu një artikull të cilin ia dërgoi disa uebsiteve perse të lajmeve për ta publikuar. Në të, ai i thotë popullit iranian “Irani do të çlirohet së shpejti nga ky ferr.” Ai i nxiste gjithashtu iranianët që të ngrihen kundër regjimit, duke thënë, “Fëmijët tuaj në burgje mund të shkruajnë një letër të shkurtër e të pendohen në mënyrë që të dalin nga burgu e të vazhdojnë jetët e tyre. Por ata i japin popullit mësimin e rezistencës duke i thënë jo tiranisë. Ata i mësojnë popullit se njeriu mund të ngrihet kundër tiranisë si kombet e tjera për të realizuar lirinë dhe demokracinë.”

Ai merrte në shënjestër Liderin Suprem, duke thënë se “rrënja e korrupsionit dhe e të gjitha problemeve është Ali Khamenei,” dhe se ai duhet të vihet përpara përgjegjësisë.