Iran: Revoltë e njerëzve të plaçkitur në Teheran dhe konfrontimi me forcën represive policore

368

Të hënën në mëngjes, më 23 tetor, më shumë se dy mijë vetë, prona e të cilëve është grabitur nga institucionet e lidhura me IRGC, gjyqësorin dhe organizma të tjerë shtetërorë, u mblodhën përpara parlamentit të regjimit.

Forcat represive të policisë duke përdorur shkopinj, sulmuan demonstruesit dhe i rrahën brutalisht, dhe u përpoqën të shpërndanin demonstratën në të cilën gratë luajtën një rol shumë aktiv, por u përballën me rezistencën e popullit.

Protestuesit thërrisnin: “Turp! Turp për forcën policore! “Topat, automatikët, tanket, nuk vlejnë më”, “Vdekje diktatorit”. Kur policia arrestoi disa njerëz, sidomos gra, dhe donte t’i merrte me forcë, njerëzit thërrisnin “Jeni ISIS-i, jeni ISIS-i, vdekje ISIS-it, lërini të shkojnë, “” Policia, turp të keni, lërini bashkëqytetarët tanë të shkojë. “