Saturday, July 27, 2024

Newt Gingrich bën thirrje për ndryshime në regjimin e Iranit, përgëzon Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Gjatë një dreke të Klubit Kombëtar të Shtypit me titull Politika e re amerikane: Rruga përpara, ish-kryetari i Shtetit i SHBA-së dhe kandidati për president, Newt Gingrich, mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm, duke lavdëruar vendimin e Presidentit Trump për të çfuqizuar marrëveshjen bërthamore të JCOPA dhe për të dënuar regjimin iranian dhe krahun e tij ideologjik, Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, IRGC.

Aktiviteti u moderua nga Amb. Lincoln Bloomfield Jr, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Politiko-Ushtarake gjatë Administratës së Bushit. Në një pjesë të fjalës së tij ai tha:

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe [zj. Maryam Rajavi, kryetarja e zgjedhur nga NCRI] ka bërë një punë të mahnitshme për të udhëhequr një organizatë gjatë një periudhe shumë të gjatë dhe shumë të vështirë. Dhe shpresoj se në një në të ardhme të afërt do t’i bëhet një ftesë për të vizituar zyrtarisht Shtetet e Bashkuara dhe për të pasur shansin të takohet me udhëheqësit amerikanë në Uashington, si edhe për të përshkuar gjithë vendin “.