Saturday, July 27, 2024

Iran regjimi tërbohet nga emërimi i Asma Jahangir, si Raportuese Special e të Drejtave të Njeriut në Iran

E Martë, 06 Shtator 2016

NCRI – Javad Larijani, teoria e regjimit iranian mbi torturën dhe ekzekutimet tregoi zemërimin e tij dhe refuzoi emërimin e Asma Jahangir nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për të zëvendësuar Ahmad Shaheed si Raportuesit Special i të Drejtave të Njeriut në Iran.

Sipas website të lajmeve të Shtabit të Drejtave të Njeriut më 3 shtator Larijani tha: “Republika Islamike e konsideron emërimin e një raportuesje special krejtësisht të pajustifikueshme dhe të papranueshme.”
Ai shtoi: “Republika Islamike gjithmonë ka pasur qëndrimin parimor ndaj emërimit të një Raportuesi të Posaçëm të vendit dhe ky emërim është për shkak të standardeve të dyfishta dhe qasjeve selektive ndaj vendeve të caktuara në kuadër të Këshillit të Drejtave të Njeriut.”
Duhet të theksohet se Asma Jahangir u emërua si Raportuese e Posaçme e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Iran, të enjten më 1 shtator duke zëvendësuar Ahmed Shaheed. Asma Jahangir është një mbrojtëse e të drejtave të njeriut nga Pakistani. Ajo është një lidere e “lëvizjes së Juristëve” në Pakistan dhe u burgos në vitin 1983 nga gjenerali i pergjithshem Zia ul-Haq. Ajo gjithashtu ka qenë nën arrest shtëpiak në vitin 2007.
Ajo ka shërbyer si Raportuese Special e OKB-së për Lirinë e Fesë apo Besimit midis 2004 dhe 2010 dhe ka protestuar vazhdimisht kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran nën regjimin e mullahëve.
Ky zëvendësim do të zhvillohet në fund të misionit të Ahmed Shaheed-së. Ahmad Shaheed, ish ministër i jashtëm i Maldiveve, u zgjodh në vitin 2011 nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, si Raportuesi Special për Iranin.