Iran: Të paktën 150 Studentë Master dhe Ph.D. përjashtohen nga studimet pasuniversitare

371

NCRI – Gazeta shtetërore Jame’eh Farda (Tomorroë’s Community) raportoi se të paktën 150 studentë pasuniversitarë në nivelet Master dhe Ph.D. janë veçuar (term i përdorur nga regjimi iranian për të penguar studentët protestues që të vazhdojnë studimet e tyre pasuniversitare) në tetor të këtij viti, duke thënë se ata morën një mesazh të “defekteve në situatën e tyre” dhe u privuan nga aksesi në universitet për të vazhduar shkollimin .

Gazeta shkroi në një numër të enjten, më 30 nëntor, duke cituar “një burim të informuar” të Ministrisë së Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë: “Në vitin e ri akademik, rreth 150 ose 200 studentë pasuniversitarë në nivelet Master dhe Ph.D. nuk do të kenë të drejtë të regjistrohen dhe të mbeten të veçuar pas përfundimit të provimit për shkak të defekteve në situatën e tyre”.