Iran: Punëtorët në Grevë në Qytetet Arak, Haft Tapeh dhe Gachsaran

542

Të hënën, 14 maj, punëtorët e Kompanisë së Prodhimit të Pajisjeve të Rënda (HEPCO), në Arak, e ndaluan punën për të dytën ditë në protestë ndaj moskryerjes së pagesave të prapambetura ndaj tyre, kushteve shumë të vështira të jetesës si dhe ndaj mos implementimit të premtimeve mashtruese të punëdhënësit qeveritar.

Grevistët e mbyllën hekurudhën e Arakut për në Teheran dhe varën flamuj të zinj në hyrje të fabrikës si shenjë zije. Dje, njëri nga punëtorët e fabrikës i cili ishte lënduar nga presionet e shumta, u përpoq të kryente vetëvrasje por u shpëtua nga kolegët e tij.

Me 42 vite përvojë, Hepco është prodhuesi më i madh i makinerive rrugore në Lindjen e Mesme që është breaktisur për importe të huaja dhe u është dhënë zyrtarëve të regjimit dhe familjeve të tyre nën pretekstin e privatizimit.
Prestarët e kallamit të sheqerit të Haft Tapeh protestuan kundër mos-pagesës së rrogave të tyre në vendndodhjen e fabrikës. Shumica e tyre janë nga fshatarët e varfër në Khorramabad të cilët merren me punën e rëndë të prerjes së kallameve. Por punëdhënësit e qeverisë, përveç vënies së këtyre kushteve skllavëruese dhe me mbarimin e sezonit të prerjes së kallameve, refuzojnë t’u paguajnë rrogat.

Në të njëjtën kohë, 1,000 punëtorë dhe punonjës të centralit elektrik Cham Shir në Gachsaran protestuan për të tretën ditë kundër mos-pagesës së rrogave dhe benefiteve të tyre që prej shtatë muajsh.

Në të njëjtën ditë, punëtorët e Kompanisë së Hekurudhës në Mashhad bënë grevë në protestë ndaj mos-pagesës së katër muajve rrogë dhe të disa muajve të benefiteve të sigurimit si dhe ndaj statusit të keq të jetesës. Punëtorët e hekurudhave në Islamshahr, Zanjan, Tabriz, Damghan dhe Bafgh refuzuan të shkojnë në punë ditët e kaluara.

Punonjësit e Kompanizë së Vajit Vegjetal Shiraz, të cilët nuk kanë marrë asnjë pagesë për punën e tyre për katër muaj, protestuan ndaj mungesës së ushqimit dhe pamundësisë për të siguruar jetesën duke shtruar një tryezë bosh në rrugë. Ata thërrisnin “Tryeza jonë është bosh, ajo është në mbështetje të të mirave të Iranit”, duke u tallur me sloganet e Khamenei-it, liderit të korruptuar e tradhtar të regjimit klerikal.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
14 Maj, 2018