Punojnësit e Fabrikës së Çelikut të Ahvazit vazhduan grevën për të gjashtën ditë rresht të mërkurën, duke thirrur me slogane kundër regjimit ndërsa kërkonin rrogat e tyre të papaguara dhe kushte më të mira pune.
Ata e filluan protestën në rrugët e Ahvazit, në Provincën Khuzestan, para se të marshonin drejt zyrës së guvernatorit dhe të bllokonin rrugët përreth. Në videot që kanë dalë online, protestuesit mund të dëgjohen teksa thërrasin “Nuk ikim që këtu, pa marrë të drejtat tona”, “asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi”, “Punëtorë të Khuzestanit, bashkohuni, bashkohuni”, dhe se mullahët “i këndojnë Imamit Hossein, por krenohen me vjedhjet e tyre”, duke iu referuar mënyrës sesi Regjimi e keqpërdor islamin për të justifikuar krimet e tij.
Të martën, protestuesit e kishin mbyllur portën kryesore të fabrikës, ndërkohë që mbanin tubim jashtë zyrës së guvernatorit dhe hyrjes së Kompleksit Sportiv të Ahvaz, për të mos e lejuar Eshaq Jahangiri-n, zëvendës presidentin e parë të qeverisë së Hassan Rouhani-t, të hynte.
Punëtorët grevistë në fabrikën e sheqerit Haft Tappeh në Ahvaz, të cilët e vazhduan protestën për të dhjetën ditë rresht të mërkurën, jashtë zyrës së guvernatorit të Shush, thërrisnin në solidaritet me punëtorët e çelikut.
Ata thoshin: “Punëtorë krenarë të çelikut, faleminderit, faleminderit.”
Ndërkohë, koalicioni opozitar iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka nxjerrë më herët një deklaratë në mbështetje të grevave.
Deklarata lexon: “Punëtorët e Gruopit Kombëtar të Çelikut në Ahvaz protestuan gjithashtu të shtunën, duke u grumbulluar përpara zyrës së guvernatorit të qytetit. Ata thërrisnin: Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi; Hossein Hossein, është slogani i tyre, vjedhja është krenaria e tyre; çfarë kanë bërë me fabrikën në prapaskenë?”
Ndërsa Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur punëtorët e çelikut në Ahvaz, së bashku me grevistë e protestues të tjerë në mbarë vendin, dhe i ka bërë thirrje pjesës tjetër të Iranit që të bashkohen me ta.
Ajo ka thënë: “Varfëria, inflacioni, papunësia dhe korrupsioni janë sjellë në vendin tonë nga fashizmi fetar, dhe do të vazhdojnë për sa kohë që ky regjim mesjetar të jetë në pushtet.”