Iran: Punëtorët e Çelikut në Ahvaz Përballen me Masat Shtypëse të Regjimit të Mullahëve

533

Ndërkohë që punëtorët e çelikut në Ahvaz janë në javën e katërt të grevës dhe protestave të tyre, regjimi plaçkitës e anti-punëtor i mullahëve përpiqet ta thyejë e t’i japë fund grevës së tyre përmes masave represive dhe mashtrimeve. Megjithatë, kushtet katastrofike të jetesës së punëtorëve e familjeve të tyre vazhdojnë.

Më 8 dhjetor, “Marrëdhëniet Publike të Fabrikës së Çelikut të Ahvazit” u përpoq të krijonte përçarje mes punëtorëve duke dhënë disa premtime të rreme përmes një deklarate. Megjithatë, menjëherë pas zhvillimit të “asemblesë së tyre të përgjithshme” po atë ditë, punëtorët vigjilentë shpallën se i kanë dëgjuar këto fjalë me qindra herë dhe se këto jaën po ato premtime të rreme që kanë dëgjuar nga Zyra e Përgjithshme e Punës e Khuzestanit që në ditët e para.

Punëtorët shkruan gjithashtu në deklaratën e tyre se do të vazhdojnë të protestojnë e të bëjnë grevë derisa t’i arrijnë qëllimet e tyre, përfshirë rikthimin e kompanisë në strukturën kryesore të qeverisë, vendosjen e të gjitha linjave të prodhimit dhe ofrimin e pajisjeve e pjesëve të nevojshme, zgjidhjen e problemit të sigurimit të punëtorëve, si dhe pagesën e rregullt e në kohë të rrogave.

Nga ana tjetër, në vijim të premtimeve mashtruese që qeveria u bëri punëtorëve për t’i dhënë fund grevës së tyre, zyra famëkeqe e inteligjencës në Ahvaz thirri një numër punëtorësh dhe i kërcënoi se do të arrestoheshin po të vazhdonte greva. Në një tentativë tjetër të pandershme, inteligjenca e mullahëve ka infiltruar disa elementë të saj mes punëtorëve në përpjekje për të devijuar sloganet dhe protestat e tyre.

Komiteti i NCRI-së për Punën nxit të gjithë punëtorët, shoqatat, arsimtarët e punojnësit e shtypur, si dhe të rinjtë kryengritës në vend, sidomos në Khuzestan, që të mbështesin punëtorët e Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut në Ahvaz.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës – Komiteti i Punës
8 Dhjetor 2018