Numri i iranianëve që jetojnë në varfëri vazhdon të rritet, dhe shumë fëmijë vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga sasia e pamjaftueshme e ushqimit. Varfëria është një faktor i rëndësishëm i rritjes së kequshqyerjes tek fëmijët iranianë, të cilët mund të zhvillojnë edhe paaftësi fizike e mendore.
Edhe individët e shtruar në spital, të cilët supozohet të ushqehen mirë, janë në rrezik. E përditshmja Javan citon një zyrtar të të ushqyerit në Ministrinë e Shëndetit duke thënë, “Kequshqyerja mes pacientëve të shtruar në spital, sidomos ata që mbahen në njësitë e kujdesit intensiv e të kujdesit kardiak, është një shqetësim shumë serioz i cili kërcënon në kuptimin e plotë të fjalës jetën e paciontëve duke prishur procesin e shërimit të tyre.”
Ekspertët besojnë se miliona fëmijë iranianë vuajnë nga kequshqyerja — gjë që çon në dobësim, shtat të vogël, osteoporozë, si dhe probleme me trurin dhe rritjen fizike, dhe përgjigje të dobëta imunitare.
Në mbarë vendin, shumë sëmundje, duke përfshirë shtimin e kancerit, besohet se shkaktohen nga kequshqyerja.
Mediat e regjimit iranian kanë publikuar statistika që tregojnë se rreth gjashtë milion njerëz në Iran vuajnë nga osteoporoza, një sëmundje që ul dendësinë dhe cilësinë e kockave. Kockat bëhen më poroze e të brishta, dhe rritet shumë rreziku i frakturave.