Protestuesit thërrisnin: “Armiku ynë është këtu, ata pretendojnë gabim që armiku është SHBA”; “Ruhuni nga dita kur ne të jemi të armatosur”
NCRI – Banorët e qytetit Kazerun në Iranin jug-perëndimor u kthyen në rrugë të mërkurën, 16 maj, për të vazhduar protestën kundër planeve për të ndryshuar kufijtë e qytetit.
Protestuesit marshuan drejt zyrës së qeverisjes së qytetit por Forcat shtypëse të Sigurisë së Shtetit ua bllokuan rrugën.
Protestuesit thërrisnin: “Armiku ynë është këtu, ata pretendojnë gabim që armiku është SHBA”; “Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë”; “Ruhuni nga dita kur ne të jemi të armatosur”; “Qytetarë të zjarrtë të Kazerunit, bashkohuni; ne jemi gati ta mbrojmë Kazerunin.”
Agjentët e Ministrisë së Inteligjencës së Regjimit Iranian (MOIS) arrestuan të paktën 30 protestues. Familjarë të të arrestuarve u mblodhën jashtë zyrës së MOIS duke kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.
Ndërkohë, tregtarët dhe dyqanxhinjtë në qytetin Kazerun bënë grevë dhe refuzuan të hapnin dyqanet e tyre të mërkurën. Si rezultat, tregu i qytetit është mbyllur.
Rezistenca iraniane përshëndet banorët protestues të Kazerunit, dhe bën thirrje për mbështetje për kryengritjen e tyre të guximshme.
Rezistenca iraniane u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të marrin masa të menjëhershme për të siguruar lirimin e protestuesve të arrestuar në Kazerun.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
16 maj, 2018