Saturday, July 27, 2024

Iran: Protestuesit i vënë zjarrin një kompani në pronësi të regjimit

E mërkurë, 26 prill 2017

NCRI – Të martën, më 25 prill, njerëz të zemëruar në qytetit Behshar – Irani i veriut, kursimet e të cilëve u plaçkitën nga një kompani shtetërore e quajtur Caspian, i vunë zjarrin një dege të kësaj kompanie.

Kjo kompani, e cila ka tetë nën-kompani nën maskën e “entiteteve bashkëpunuese”, kishte mbledhur kapitale të vogla nga 2 milionë persona në qytete të ndryshme dhe i grabiti të gjitha. Vetëm njëri nga këto entitete i quajtur ‘Fereshtegan’ ka plaçkitur rreth 4 miliardë Tomans ( Më shumë se një miliard e 66 milionë dollarë).

Të gjitha këto kompani i përkasin autoriteteve të regjimit në mënyrë që të përqendrohet fuqia Krijimi dhe aktivitetet e tyre sponsorizohen nga institucionet qeveritare. Kompania Caspian është gjithashtu njëra prej tyre që u themelua me autorizimin e Bankës Qendrore dhe tani po refuzon të kthejë kursimet e njerëzve, dhe deri në këtë datë, ankesat e këtyre njerëzve të varfër të plaçkitur nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga sistemi gjyqësor i regjimit.