Ekspertja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënon historitë e fabrikuara dhe keqdashëse të shtypit të regjimit të Iranit

403

E martë, 25 prill 2017

Gjenevë (24 prill 2017) – Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit, Asma Jahangir, ka denoncuar një njoftim të publikuar nga Agjencia iraniane e lajmeve (IRNA) që pretendonte se ajo po planifikonte të bënte një vizitë Në Arabinë Saudite për të shpifur për autoritetet e Teheranit.

Raporti gjithashtu sugjeronte se znj. Jahangir kishte për qëllim ta kryente misionin në emër të interesave ushtarake. Por Raportuesja Speciale ka dënuar dhe ka mohuar me forcë lajmin.

“Jam e tronditur nga ky lajm i trilluar dhe keqdashës që synon qartë të komprometojë integritetin dhe pavarësinë time, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht”, tha znj. Jahangir.