E enjte, 27 prill 2017
NCRI – Tre aktivistët e mediave sociale në Iran të cilët janë dënuar me 12 vjet burgim secili që nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar quhen, z. Mohammad Mohajer, Alireza Tavakoli dhe z. Mohammad Mehdi Zamanzadeh. Këta individë janë të gjithë administratorë të kanaleve të ndryshme Telegram, njoftoi Agjencia e lajmeve Hrana.
Çdonjëri prej tyre është dënuar me pesë vjet për “mbledhje dhe marrëveshje të fshehtë kundër shtetit”, pesë vjet për “fyerje të shenjtërive” dhe dy vjet për “fyerje të liderit dhe themeluesit të revolucionit”.