Iran: Protestë nga Punëtorët e Hekurudhave dhe Shoferët e Kompanisë së Autobusëve në Teheran e në Provinca të Tjera të Ndryshme

332

Mësuesit dhe arsimtarët në Teheran e në provinca të tjera të vendit, duke përfshirë Khorasan Razavi – Azerbaixhani Perëndimor – Zanjan – Khuzestan – Mazandaran – Kurdistan – Kermanshah – Alborz – Hamedan – Isfahan – Yazd – Qazvin – Khorasan Jugor dhe Azerbaixhani Lindor kanë marrë pjesë në një protestë sot, duke kërkuar rrogat e papaguara të muajve të shkuar.

Në një zhvillim tjetër, punëtorët e hekurudhave në disa qytete si Neyshabur dhe Andimeshk, dolën në grevë për të protestuar kundër mos marrjes së rrogave dhe premiumit të sigurimit për disa muaj, si dhe bonusit të tyre për Vitin e Ri iranian të mëparshëm.

Sot, punëtorët e Kompanisë së Autobusëve të Teheranit u grumbulluan përpara Ministrisë së Kooperativave të regjimit në protestë ndaj mos marrjes së rrogave.

Shtypja, varfëria, plaçkitja e pasurisë publike si dhe papunësia dhe varfërimi i shumicës dërmuese të popullit janë rezultat i këtij regjimi klerikal, dhe këto kriza do të vazhdojnë të intensifikohen për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet. Rezstenca Iraniane u bën thirrje të gjitha unioneve të Mësuesve, Akademikëve dhe Punëtorëve në vende të ndryshme, që t’i mbështesin kërkesat e kolegëve të tyre iranianë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
3 mars 2019