Wednesday, February 8, 2023

Iran: Protestat mbarëkombëtare vazhdojnë në të gjithë vendin

Vazhdojnë protestat e punëtorëve, fshatarëve dhe njerëzve të tjerë të varfër në të gjithë vendin, të cilët janë të privuar nga të drejtat e tyre themelore dhe nuk  mund të sigurojnë nevojat themelore të jetesës:

  1. Të hënën natën, më 29 janar, banorët e Bandar Abbas shprehën urrejtjen e tyre për sistemin Velayat-e Faqih duke kënduar slogane “Iranianë vigjilentë, mbështetje, mbështetje” dhe “Vdekje Rouhanit”.
  2. Një grup njerëzish në Kerman u lidhën me njëri tjetrin për duarsh në sheshin dhe bulevardin Kowthar. Kur u rrethuan nga policia, të rinjtë dhe njerëzit e Kermanit këndonin: “Polici, polici, mbështetje, mbështetje”.
  3. Një grup banorësh të Mehr Housing në Sar-e-Pol-e Zahab u mblodhën jashtë zyrave të qeverisë së qytetit. Ata protestuan kundër organeve qeveritare që u shisnin njerëzit ndërtesa që u mungonte infrastruktura dhe siguria më bazike. Tre muaj pas tërmetit, regjimi i mullahëve refuzon t’u përgjigjet pronarëve të shtëpive të shkatërruara.
  4. Punëtorët petrokimikë të Fajrit në Bandar-e-Mahshahr hynë në grevë në shenjë proteste për mospagimin për disa muaj të përfitimeve të tyre të lidhura me kushtet e vështira.
  5. Punëtorët dhe punonjësit e trashëgimisë botërore në Haft-Tappeh në Shoosh dhe Chagha-Zanbil protestuan kundër mospagimit të rrogave të tyre për katër muaj.
  6. Punëtorët e Strukturave ujore në Shushtar dhe punonjësit e Trashëgimisë Botërore, të cilët nuk kanë marrë rrogat e tyre për katër muaj, organizuan tubime protestash.
  7. Punëtorët e kompanisë hekurudhore Traverse në Zanjan u mblodhën jashtë ndërtesës hekurudhore të Zanjanit për të protestuar kundër mospagimit të pagave të tyre për dy muaj. Numri i punëtorëve në këtë sektor hekurudhor ka rënë nga 500 në 300 që nga viti 2015. 7800 punonjës të kompanisë Travers në të gjithë vendin nuk janë paguar për muaj. Punonjësit grevistë në qytete të ndryshme pengojnë lëvizjen e trenave për disa orë duke bllokuar hekurudhën.
  8. Një grup i punëtorëve të fabrikës së sapunit “Yas” në Khorramshahr u mblodhën përsëri në protestë kundër mospagimit të pagave të tyre. Ndërprerja e prodhimit në fabrikë çoi në papunësinë e 150 punëtorëve. Punëtorët që janë në prag të daljes në pension janë në një gjendje të pasigurt për shkak të situatës së fabrikës. 80 punëtorë ende nuk kanë marrë rrogat dhe përfitimet dhe sigurimet e tyre që nga viti 2016.
  9. Në Fasa, punëtorët e fabrikës së sheqerit u mblodhën në protestë për mospagimin e rrogave të dy muajve dhe mungesën e instalacioneve për sigurinë në vendin e punës.
  10. Masat e udhëtarëve të metrosë në Golshahr në Karaj protestuan kundër ndalimit të trenit dhe marrjes së parave për bileta. Ata sulmuan ndërtesën e administratës së metrosë dhe rrëzuan portretin e Khameneit.